Oficerë serbë të Policisë Kufitare kanë mundur të parandalojnë përpjekjen për të trafikuar rreth 39.4 kg lënde narkotike në pikëkalimin kufitar verior të Horgosit
Administrata doganore tha se lënda narkotike, që trafikantët u përpoqën ta kalonin përmes kufirit me Hungarinë, ishte me shumë gjasa e llojit kokainë.
Sasia e drogës është gjetur në një automjet tip “Nissan” me targa shqiptare, ndërsa me të udhëtonin 3 shtetas shqiptarë me gjasë “pjesëtarë të së njëjtës familje”.
Gjatë kontrollit të automjetit, oficerët gjetën “5 pako të mbështjella me shirit të verdhë dhe një pako me shirit të bardhë”, gjë që i bëri ata të dyshonin se këto pako mbanin lëndë të paligjshme narkotike.
Mes pakove ka pasur edhe “një tel dhe një spango”, qëllimi i të cilave nuk dihet. Policia bëri menjëherë rrethimin e vendit të ngjarjes, ndërsa zyrtarët e Doganës ndërprenë punën e tyre në pritje që aty të mbërrinte ekipi antieksploziv i Ministrisë së Brendshme të Serbisë, njofton Top Channel.
Sipas një deklarate, një total prej 47 pakosh me përmbajtje lënde narkotike ende të paidentifikuar, por të dyshuar si kokainë, u gjetën në makinë.