Insajderi
Lajme

Konfiskohen aparate të lojërave të fatit dhe mbyllet një lokal në Malishevë

Insajderi
13 March 2026 - 12:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Konfiskohen aparate të lojërave të fatit dhe mbyllet një lokal në Malishevë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drejtori i Inspektoratit në Malishevë, ka njoftuar se inspektorët komunal kanë ndërmarrë veprime pas zbulimit të një lokali që po ushtronte veprimtari ilegale të lojërave të fatit.

Sipas tij, rasti u identifikua nga Policia e Malishevës, e cila konstatoi se në lokal po përdoreshin aparate për lojëra të fatit në kundërshtim me ligjin.Në bashkëpunim me Policinë, Inspektorati Komunal ka njoftuar edhe Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) si dhe Doganën e Kosovës.

Gjatë aksionit janë konfiskuar pesë aparate të lojërave të fatit, ndërsa lokali është mbyllur nga Inspektorati Komunal deri në procedurat e mëtejshme ligjore.

May be an image of service vehicle and text
May be an image of welcome mat and text that says 'ኢ KOMUNA E MALISHEES MALISHI Drejoria e LOKALI MBYLLUR LOKALLMBYLLUR Inpsektoratit'


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark