Policia e Kosovës ka raportuar se ka konfiskuar dy monedha të falsifikuara, në dy raste të ndara në lagjen Veternik në Prishtinë.
Njëra kartëmonedhë ka qenë në vlerë prej 500 euro dhe tjetra 50 euro.
Të dy rastet janë lajmëruar në polici nga punëtoret e bankave, derisa policia pas daljes në vendin e ngjarjes ka konfiskuar të dy monedhat.
Raportohet se policia është duke i hetuar me tutje këto dy raste. /Insajderi.com