Insajderi
Lajme

Konfiskohen mbi 250 kilogramë duhan dhe mall tjetër pa dokumentacion në Prishtinë

Insajderi
12 December 2025 - 09:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Konfiskohen mbi 250 kilogramë duhan dhe mall tjetër pa dokumentacion në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka kryer një kontroll operativ në një objekt pa mbishkrim pranë tregut të gjelbër në Prishtinë.

Gjatë kontrollit është gjetur mall pa dokumentacion të origjinës, ku janë konfiskuar mbi 250 kilogramë duhan.

Sipas njoftimit të Doganës:

Duhan i grirë (refuz) – 511 pako x 500 gr = 255.5 kg pa banderola

Mjaltë – 100 pako x 12 copë = 1,200 kg pa asnjë mbishkrim

Filtera cigaresh – 21 pako x 10,000 copë = 210,000 copë

Dogana ka bërë të ditur se mallrat janë ndaluar përkohësisht dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë është njoftuar për gjetjet, për të udhëzuar hapat e mëtejshëm proceduralë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark