Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndara në Gjilan ka konfiskuar afër një kilogram substancë narkotike marihuanë.
Në rastin e parë, në rrugën Isa Kastrati, policia ka gjetur e konfiskuar 28 paketime me marihuanë, me sasi të përgjithshme prej 316 gramëve. Në këtë rast, policia ka arrestuar një person i cili është dërguar në mbajtje.
Kurse në fshatin Veleknicë, policia gjatë kontrollit në një shpëi ka gjetur e konfiskuar 553 gramë marihuanë. Edhe në këtë rast i dyshuari është arrestuar e dërguar në mbajtje.
Policia njofton se në 24 orët e fundit ka arrestuar gjithsej 12 persona./Insajderi.com