×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Konfiskohet aparati i ultrazërit në Leposaviq, kosovari dyshohet se e futi ilegalisht nga Serbia

    Insajderi
    17 March 2024 - 09:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar një aparat ultrazëri në Leposaviq, i cili ishte futur nga një i dyshuar kosovar ilegalisht nga Serbia.

    Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës, njofton policia, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Njësia policore ka ndaluar një furgon që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar në të cilin kishte të ngarkuar një aparat ultrazëri që përdoret në mjekësi, për shkak se i njëjti dyshohet se kishte hyrë nga Serbia në Republikën e Kosovës përmes rrugëve ilegale”, thuhet në njoftim.

    Në konsultim me prokurorin aparati ultrazë i është dorëzuar doganës për procedura të mëtejme, ndërsa pas inicimit të rastit i dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark