Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prizren pasi që gjatë një bastisjeje ka gjetur dhe konfiskuar drogë, para dhe telefona.
Sipas raportit të policisë bastrisja është kryer pas urdherit të lëshuar nga gjykata në të cilin ishin konfiskuar 110.7 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, 122 euro para të gatshme, dy telefona celularë, disa folje alumini si dhe një peshore.
Me urdhër të prokurorit njëri nga të arrestuarit është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt. /Insajderi.com