Kongresisti republikan Zach Nunn ka reaguar ndaj Departamentit amerikan të Shtetit në lidhje me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.
Nunn me anë të një postimi në Twitter ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të qëndrojnë me Kosovën.
“SHBA: Qëndroni me Kosovën, një demokraci të re dhe një aleat të palëkundur të SHBA-ve – të dyja duke u vendosur jashtë vendit dhe duke mirëpritur të evakuuarit afganë (një nga miqtë e vetëm evropianë)”, ka shkruar Nun.
US: Stand with Kosovo, a new democracy, and a steadfast US ally — both deploying overseas and welcoming Afghan evacuees (one of only a few European friends). @SecBlinken must stand up to Serbia’s military mobilization. https://t.co/uOYddm7D62
— Congressman Zach Nunn (@ZachNunn) May 27, 2023
Ai ka shtuar se sekretari Antony Blinken duhet t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë.
“Sekretari Blinken duhet t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë”, ka përfunduar ai.
Blinken të premten u shpreh se kjo qeveri i ndërmori këto veprime në kundërshtim me këshillat e Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë të Kosovës.