Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka folur rreth planit franko-gjerman që ka të bëjë me zgjidhjen përfundimtare mes Kosovës e Serbisë, shkruan Insajderi.
Konjufca ka shpjeguar se cili është thelbi i këtij propozimi. Ai e ka cilësuar si “plan me bazë të shëndosh”.
“Prej manifestimit të protestës, dorëheqjeve të orkestruara në çdo nivel pre deputetëve, kryetarëve të komunave deri tek RTK-ja tek krejt. Përmes një koordinimi shumë të ngushtë me Vuçiqin siç ishte sot dekorimi i policëve për akte të guximshme, krejt kjo ma merr mendja që e ka vetëm një qëllim të thjeshtë, që tash kur Serbia po e sheh që po ofrohet një zgjidhje me Kosovën“.
“Me këtë rast Bashkësia Ndërkombëtare, shtetet më të fuqishme evropiane dhe SHBA-të e kanë pozicionimin e qartë, do t’ia propozojnë Serbisë një plan, i cili nëse e përkthen në thelb i bie me heq dorë në pretendimet e saj njëherë e përgjithmonë Serbia prej Kosovës. Ky është thelbi i planit franko-gjerman”, u shpreh Konjufca në Klan përcjell Insajderi.
“Kush e ka lexu atë plan, esenca është kjo nuk është që pajtohemi 100% me atë plan, edhe ne i kemi vërejtjet tona. Nëse ai është fruti e ka një bërthama e bërthama është me pranu sovranitetin e ndërsjellët Kosova me Serbinë”, deklaroi ai.
“Është një plan baza e të cilit, bërthama është e shëndosh”.
Konjufca bëri edhe krahasimin mes planit të Ahtisarit e planit franko-gjerman.
“Nëse mundem me bë një krahasim, disi Plani i Ahtisarit më shumë ka qenë për Kosovën ky tjetri është më shumë për Serbinë, në kuptimin që nëse pajtohet Serbia që Kosova është e pavarur, që relacionet mes Kosovës dhe Serbisë sipas Kapitullit 2 të Kombeve të Bashkuara“.
Ai ka thënë se në muajin shtator e ka lexuar planin franko-gjerman.
/GazetaInsajderi