×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Konjufca shkakton të qeshura në Kuvend, ia rikujton opozitës një deklaratë

    Insajderi
    10 July 2023 - 12:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca para deputetëve ka rikujtuar fjalinë e tij sa i përket zgjedhjeve, ku kohë më parë kishte ftuar krerët e partive politike në vend që të bëhen bashkë dhe të dalin në zgjedhje para Albin Kurti

    “Çohuni dilni në zgjedhje, dilni bashkë të katërtit dorë për dore para Albin Kurtit. Po ju sfidoj”, kishte deklaruar Konjufca kohë më parë.

    Pas zhvillimeve në Kuvend, video e Konjufcës u shpërnda sërish nga Lëvizja Vetëvendosje.

    “Kryeparlamentari Konjufca pyet opozitën se a e kujton një përgjigje interesante për një çështje po aq interesante që kishin ngritur më parë”, thuhet mbi videon e shpërndarë nga LVV.

    Fjalimi i Konjufcës nxiti disa reagime nga deputetët.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark