×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca ka pritur në takim ambasadorin e ri britanik, e uroi për detyrën e re

    Insajderi
    06 March 2024 - 17:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

    Në një komunikatë për media bëhet e ditur se Konjufca e ka uruar ambasadorin për detyrën e re.

    “Duke e uruar ambasadorin Hargreaves për detyrën e re në krye të misionit britanik në Kosovë, kryetari Konjufca vlerësoi lart marrëdhëniet midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dy vende mike dhe me raporte të ngushta bashkëpunimi”.

    Kryetari Konjufca vlerësoi gjithashtu kontributin e Mbretërisë së Bashkuar në proceset e rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon Kosova, duke theksuar nevojën që kjo mbështetje të vazhdojë edhe më tej”, thuhet në komunikatë.

    Tutje, bëhet e ditur se Hargreaves ka shprehur përkushtimin e shtetit të tij për të vazhduar mbështetjen për Kosovën.

    “Kreu i Kuvendit vuri në pah aspiratat dhe perspektivën euro-atlantike të vendit tonë, si dhe angazhimet e institucioneve në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës”.

    “Ambasadori Jonathan Hargreaves shprehu përkushtimin e shtetit të tij për të vazhduar mbështetjen për Kosovën dhe për forcimin e bashkëpunimit të gjithanshëm midis dy vendeve”, thuhet tutje në komunikatë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark