Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca sot ka pritur në takim anëtarët e Komisionit të Mbrojtjes të Bundestagut gjerman, së bashku me kryetaren e këtij komisioni Marie-Agnes Strack-Zimmermann.
Konjufca i ka bërë të ditur kryetares dhe anëtarëve të Komisionit të Mbrojtjes gjermane, për punën e Kuvendit të Kosovës në çështjet e mbrojtjes, gjithashtu ai iu ka bërë të ditur atyre edhe për zhvillimet e vendit, ku i ka vlerësuar lart praninë e shtuar gjermane në Kosovë, me trupat e angazhuar në kuadër të KFOR-it.
“Konjufca shprehu mirënjohje për kontributin e gjatë dhe të vyer të shtetit gjerman ndaj Republikës së Kosovës, ku dhe i falënderoi anëtarët e Komisionit për angazhimin në drejtim të forcimit të bashkëpunimit mes vendeve tona në fushën e parlamentarizmit, të sigurisë dhe mbrojtjes”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të Kuvendit të Kosovës.
Ndryshe, Konjufca tha se vendet mike dhe partnere si Kosova dhe Gjermania ndajnë ngushtësisht interesat e përbashkëta dhe forcimin e të dyja vendeve.
“Ai tha se vendet tona mike dhe partnere ndajnë ngushtësisht interesa të përbashkët, e kjo mundëson të hapim gjithnjë e më shumë gamën e raporteve dhe forcimin e tyre”.
Më tej, anëtarët e Komisionit gjerman, u shprehën se mbështetja gjermane ndaj Kosovës do të vijon duke përfshirë në drejtim të ruajtjes së sovranitetit dhe sigurisë së vendit të Kosovës.
“Nga ana e anëtarëve të Komisionit gjerman të Mbrojtjes, ata u shprehën se mbështetja gjermane ndaj vendit tonë do të vijojë, përfshirë edhe në drejtim të ruajtjes së integritetit, sovranitetit dhe sigurisë së Kosovës, si kontribut edhe për stabilitetin rajonal. Anëtarët e Komisionit e falënderuan Kryetarin e Kuvendit për mikpritjen dhe i shprehën gatishmërinë e tyre për zhvillimin e angazhimeve të përbashkëta në kuadër të interesave të dyanshme”, thuhet në njoftim.