Kryeparlamentari, Glauk Konjufca ka thënë se ka tendencë të qartë që të destabilizohet veriu i Kosovës përpara zgjedhjeve të 23 prillit, shkruan Insajderi.
Ai është shprehur se shtyrja e dytë e këtyre zgjedhjeve është e paarsyeshme.
Sipas tij institucionet duhet të kryejnë detyrat dhe obligimet e tyre ligjore e kushtetuese.
“Meqenëse edhe zgjedhjet po afrohen tash, pra pas dhjetë dite është data e zgjedhjeve, nuk janë të rastësishme të gjitha këto që po ndodhin, meqë është një tendencë e qartë që te destabilizohet ajo pjesë e vendit, përpara zgjedhjeve të 23 prillit”, tha Konjufca për KosovaPress.
Konjufuca u ka bërë thirrje për qetësi të gjithë qytetarëve që jetojnë në veri të Kosovës.