Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ua ka tërhequr vërejtjen sot deputetëve për shkak të pirjes së duhanit.
Konjufca ka thënë se me këtë veprim deputetët po e detyrojnë me thirr inspektoratin e shtetit, përcjell Insajderi.
“Deputetë të shumtë po më tregojnë se në byfe po pihet cigarja kjo është një sjellje e papranueshme. Veç nëse edhe një herë pihet duhani në byfe më detyroni me thirr inspektoratin e shtetit. Ndalohet pirja e duhanit në çdo hapësirë brenda Kuvendit. Kjo thirrje të vlejë për të gjithë përfaqësuesit e popullit”, deklaroi Konjufca. /Insajderi