×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Konjufca: Nuk do të heqim dorë nga drejtësia

    Insajderi
    02 May 2023 - 14:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në 24 vjetorin e rënies së 116 civilëve shqiptar të masakrës së Studimes, të kryer nga forcat e regjimit gjenocidal të Serbis, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se nuk do të heqin dorë nga drejtësisa dhe llogaridhënia.

    “Serbia agresore në vazhdimësi i ka mohuar dhe vazhdon t’i mohojë krimet e gjenocidit që ka para syve të botës gjatë luftës në Kosovë. Por ne nuk do të heqim dorë nga drejtësia dhe llogaridhënia. Sepse nuk mund të lejojmë që kriminelët e masakrës së Studimes dhe të gjitha masakrave e gjenocidit në Kosovë t’i shpëtojnë ndëshkimit. Do të punojmë që kriminelët të përgjigjen para ligjit dhe të dënohen për krimet e kryera”, ka shkruar Konjufca në rrjetin e tij në Facebook.

    Tutje Konjufca tha se duhet të jemi të gjithë bashkë zëri i drejtësisë dhe i familjeve të prekura.

    Të gjithë bashkë duhet të jemi zëri i drejtësisë dhe zëri i familjeve të prekura, duke i kujtuar këto masakra si dëshmi e vrasjeve masive të shqiptarëve dhe gjenocidit të kryer nga Serbia.

    Mes tjerash ai ka shkruar se më dy maj të vitit 1999, ushtarët dhe policët serbë ndanë nga kolona e popullatës që po dëbohej për në Shqipëri fëmijë, burra, gra dhe pleq dhe i pushkatuan e masakruan në mënyrën më mizore. Në mesin e tyre edhe një grua shtatzënë.

    Postimi i tij i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark