×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca përkujton dy figurat e rëndësishme të historisë, Ilir Konushevcin dhe Hazir Malajn

    Insajderi
    09 May 2023 - 16:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka përkujtuar dy figurat e rëndësishme të historisë sonë në përvjetorin e tyre të rënies.

    “Sot, në këtë ditë të paharrueshme, kujtojmë me nderim dhe respekt dy figura të rëndësishme të historisë sonë, gjeneralmajorin Ilir Konushevci dhe doktor Hazir Malajn, të cilët me heroizmin dhe sakrificën e tyre, lanë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën tonë kolektive”, ka shkruar Konjufca në rrjetin e tij në Facebook.  

    Konjufca ka thënë se ata ishin simboli i besnikërisë, guximit dhe humanizmit.

    “Iliri ishte një nga themeluesit kryesor të UÇK-së në Llap dhe rënia e tij në pritë ishte një humbje e madhe në luftën tonë për liri. Me të, ishte edhe mjeku i ndershëm dhe i përkushtuar, Dr. Hazir Malaj i cili do të mbahen mend për misionin e tij humanitar në shërbim të atdheut”, ka shkruar Konjufca.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark