Insajderi
Lajme

Konjufca pranon gabimin: Qasja e LVV-së ndaj mediave nuk funksionoi

Insajderi
15 December 2025 - 21:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Konjufca pranon gabimin: Qasja e LVV-së ndaj mediave nuk funksionoi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas katër vitesh, është rikthyer për të dhënë intervistë në Pressing, ish-kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

I përballur me kritikat për bojkotin dhe etiketimin e mediave në të kaluarën, Konjufca pranoi se partia ka reflektuar dhe se strategjia e atëhershme nuk ka qenë më efektivja, duke theksuar se në rrethana të reja synohet një prani më e madhe në mediat e Kosovës.

Pjesë nga diskutimi Kërquki-Konjufca:

Kërquki: Po vini pas katër vitesh në Pressing, në janar ishte përvjetori i katërt prej kur nuk keni ardhë në këtë studio.

Konjufca: Gati kisha pas harru qysh doket…

Kërquki: Mirë që e gjete studion, kam përshtypjen që keni mi gjetë krejt studiot që i keni harru. Më 9 shkurt vendosët me i bojotu mediat, kurse tash keni me lyp secilën studio me dhënë intervista…

Konjufca: Mendoj që ky ka qenë një reflektim i yni, në politikë ai që nuk mëson nga gabimet nuk mundet me ecë përpara. Lëvizja Vetëvendosje ka reflektu në këtë pikë…Ka mendu që strategjia jonë në shkurt nuk ishte me efektivja, në rrethana të reja synojmë të kemi prani sa më të madhe në mediat e Republikës së Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark