Konjufca: Prezenca e deputetit në seancë është detyrim ligjor – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Konjufca: Prezenca e deputetit në seancë është detyrim ligjor

    Insajderi
    28 April 2023 - 13:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka organizuar sot tryezën e diskutimit: “Kuvendi i privilegjeve”.

    Në këtë tryezë është publikuar edhe raporti me titull: “DOBËT: Raport i monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2022”.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur për mungesat e shpeshta të deputëtëve nëpër seanca.

    Sipas tij, prezenca e deputetit në seancë është detyrim ligjor dhe jo zgjedhje.

    “Shfaqja e deputetit në seancë është detyrim dhe nuk është zgjedhje. Nëse ndërgjegjja e tij thotë: ‘nuk dua të vij në seancë’, kjo është antiligjore”.

    “Nëse ne funksionojmë sipas ligjit si deputetë dhe nëse në ligj shkruan se ardhja në seancë është detyrim, atëherë a mund të më tregoni se çfarë është kjo?”.

    “Ardhja në kuvend është obligim i fuqishëm, në të kundërtën duhet ta informosh kryetarin pse nuk ke ardhur në seancë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark