Konjufca shkon në Kore të Jugut për të përfaqësuar Kosovën, ja në çfarë samiti po merr pjesë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca shkon në Kore të Jugut për të përfaqësuar Kosovën, ja në çfarë samiti po merr pjesë

    Insajderi
    12 April 2025 - 19:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, po merr pjesë në punimet e Samitit Botëror në Seul, Kore e Jugut, i organizuar nga Universal Peace Federation.

    Ky samit ka si aktivitet kryesor themelimin e “Konferencës Ndërparlamentare të Kryetarëve të Kuvendeve”, një mekanizëm i rëndësishëm ndërkombëtar që ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe dialogut ndërmjet liderëve të parlamenteve të botës.

    Kosova, së bashku me shumë parlamente nga e gjithë bota, është bërë bashkëthemeluese e kësaj Konference, duke e bërë këtë ngjarje një moment të rëndësishëm për vendin dhe për diplomacinë parlamentare globale.

    Sipas njoftimit nga Kuvendi i Kosovës, Konferenca do të shërbejë si një platformë e nivelit të lartë për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, duke avancuar parimet e ndërvarshmërisë dhe prosperitetit të përbashkët. Po ashtu, kjo konferencë synon përhapjen e vlerave të përbashkëta përmes diplomacisë parlamentare, duke kontribuar në rendin dhe paqen botërore.

    Konjufca mori pjesë gjithashtu në disa panele diskutimi, ku paraqiti pikëpamjet dhe këndvështrimin e Kosovës për sfidat që po ndikojnë në ndryshimin e rendit botëror.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark