Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca uron mësuesit me rastin e 7 marsit.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Konjufca është shprehur se secili prej nesh sjell ndërmend mësuesit, aq të dashur e të vyer, dhe se mirënjohjes ndaj të cilëve nuk shlyen dot borxhin ndaj tyre.
“Në këtë ditë të 7 Marsit, secili prej nesh sjell ndërmend mësuesit, arsimtarët aq të dashur e të vyer, mirënjohja ndaj të cilëve nuk shlyen dot borxhin ndaj tyre“, shkruan ai.
Tutje Kreu i Kuvendit tha se figura e mësuesit është figurë e zgjimit, e cila i drejtohet njeriut dhe kombit.
“Figura e mësuesit është figurë e zgjimit, që i drejtohet njeriut dhe kombit. Mësuesi zgjon dashurinë për dijen te njeriu teksa manifeston dashurinë e tij për dijen, ndërsa duke e hapur horizontin e përparimit
Mësuesi vjen si misionar i një qëllimi të lartë, i një ideali pa të cilin nuk bën. Kështu ishin mësuesit tanë të Rilindjes dhe gjithë të tjerët nëpër brezat që vijuan, vepra e të cilëve na ngriti në këmbë kur ishim buzë gjunjëzimit e na shtyu të ecim përpara kur u ngritëm në këmbë”
“Shembullin dhe frymën e tyre duhet të vijojmë ta përqafojmë edhe sot, për një të ardhme sa më të ndritur. Është e sigurt se vetëm drita e arsimit dhe edukimit na i hap sytë”
“Gëzuar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit, këtë ditë të lavdit të përndritjes!”, është shprehur Konjufca për nder të ditës së tyre 7 marsi.