×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Konjufca uron mësuesit për 7 mars: Figura e tij është figurë e zgjimit, që i drejtohet njeriut dhe kombit

    Insajderi
    07 March 2024 - 10:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca uron mësuesit me rastin e 7 marsit.

    Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Konjufca është shprehur se secili prej nesh sjell ndërmend mësuesit, aq të dashur e të vyer, dhe se mirënjohjes ndaj të cilëve nuk shlyen dot borxhin ndaj tyre.

    Në këtë ditë të 7 Marsit, secili prej nesh sjell ndërmend mësuesit, arsimtarët aq të dashur e të vyer, mirënjohja ndaj të cilëve nuk shlyen dot borxhin ndaj tyre“, shkruan ai.

    Tutje Kreu i Kuvendit tha se figura e mësuesit është figurë e zgjimit, e cila i drejtohet njeriut dhe kombit.

    “Figura e mësuesit është figurë e zgjimit, që i drejtohet njeriut dhe kombit. Mësuesi zgjon dashurinë për dijen te njeriu teksa manifeston dashurinë e tij për dijen, ndërsa duke e hapur horizontin e përparimit

    Mësuesi vjen si misionar i një qëllimi të lartë, i një ideali pa të cilin nuk bën. Kështu ishin mësuesit tanë të Rilindjes dhe gjithë të tjerët nëpër brezat që vijuan, vepra e të cilëve na ngriti në këmbë kur ishim buzë gjunjëzimit e na shtyu të ecim përpara kur u ngritëm në këmbë”

    “Shembullin dhe frymën e tyre duhet të vijojmë ta përqafojmë edhe sot, për një të ardhme sa më të ndritur. Është e sigurt se vetëm drita e arsimit dhe edukimit na i hap sytë”

    “Gëzuar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit, këtë ditë të lavdit të përndritjes!”, është shprehur Konjufca për nder të ditës së tyre 7 marsi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark