Insajderi
Lajme

Konjufca: VV-ja s’krahasohet me partitë e tjera, ne dijen e marrim prej qytetarëve

Insajderi
05 October 2024 - 17:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Konjufca: VV-ja s’krahasohet me partitë e tjera, ne dijen e marrim prej qytetarëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në Këshillin e Përgjithshëm të VV-së tha se Vetëvendosja nuk krahasohet me subjektet e tjera politike.

Sipas tij, vullneti, koncepti, arritjet dhe siç u shpreh ai, kultura e qeverisjes e bëjnë këtë parti të veçantë.

“Lëvizja Vetëvendosje, nëse doni ta bëni një prerje me vitin 2019, unë mendoj që nuk krahasohet me subjektet e tjera politike, për nga vullneti, për nga koncepti, për nga arritje që i ka dhe për nga kultura e qeverisjes që e ka sjellë në Republikën tonë”.

“Është një subjekt i cili ndërveprimin e gjatë e ka me popullin, ne jemi burimor, kemi qenë burimor dhe do të mbetemi burimor, sepse vullnetin, fuqinë, dijen tonë, gjithmonë e marrin prej qytetarëvë”, është shprehur ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark