Insajderi
Lajme

Konjufca: Zgjedhjet të zhvillohen pa ndonjë ekses, kështu e tregojmë pjekurinë tonë si popull

Insajderi
28 December 2025 - 12:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Konjufca: Zgjedhjet të zhvillohen pa ndonjë ekses, kështu e tregojmë pjekurinë tonë si popull
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka publikuar një video nga momenti kur ka votuar.

Ai në postimin e bërë ka thënë se sot është dita më e rëndësishme e demokracisë.

Konjufca ka shpresuar që zgjedhjet të zhvillohen pa ndonjë ekses që Kosova të tregoj pjekurinë si popull dhe shoqëri.

Postimi i plotë:

Sot është dita më e rëndësishme e demokracisë, sepse populli i Kosovës voton. Shpresoj që këto zgjedhje parlamentare të zhvillohen pa asnjë problem, të jenë të organizuara në mënyrën më të mirë të mundshme, pa ndonjë ekses, në mënyrë paqësore dhe të qetë. Vetëm kështu e tregojmë pjekurinë tonë si popull dhe si shoqëri.

I ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, sepse vetëm kështu bëhemi pjesëmarrës në ndërtimin e shtetit tonë, të Republikës sonë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark