Insajderi
Biznes

KONKURS: Zyrtar/e për Financa

Insajderi
26 January 2024 - 15:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KONKURS: Zyrtar/e për Financa
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Titulli i vendit të punës:  Zyrtar/e për Financa

I raporton: Udhëheqësit/es të/së Divizionit të Kontabilitetit

Niveli i pagës: 6

Orët e Punës:  40 orë në javë

Kohëzgjatja e Kontratës: Me kohë të pacaktuar ( puna provuese 3 muaj)

Vendi Punës: Rr. “Zija Shemsiu” nr. 22, Ulpianë- Prishtinë ( selia e Ndërmarrjes Publike Banesore)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Përcjell punën e llogarive të arkëtueshme dhe të pagueshme në NPB;
  2. Është përgjegjës për rregullsinë e dokumentacionit për llogaritë e pagueshme dhe të arkëtueshme;
  3. Koordinon përmirësimin e evidencave kontabël për llogaritë e pagueshme dhe të arkëtueshme si dhe i harmonizon të dhënat për këto llogari;
  4. Është përgjegjës për krijimin dhe futjen e të dhëna të klientëve në sistem;
  5. Përgatit shkresat/rekomandimet lidhur me kërkesat e konsumatorëve;
  6. Udhëzon dhe asiston komisionin lidhur me regjistrimin fizik dhe barazimin e rezultateve të regjistrimeve me regjistrat e kontabilitetit;
  7. Kontrollon dhe korrigjon kontot e llogarive të arkëtuara dhe ato të paguara;
  8. Bën regjistrimin e faturave në sistemin kontabël;
  9. Është përgjegjës për stornimin e faturave jo të rregullta që janë konstatuar nga komisioni;
  10. Përgatit dhe mirëmban çmimet e shitjes sipas kërkesave të Ndërmarrjes;
  11. Siguron informatat/dokumentet/kartelat financiare të duhura për konsumatorë/furnitorë;
  12. Siguron informatat/dokumentet/kartelat financiare të duhura sipas kërkesave të divizioneve/departamenteve;
  13. Kalkulon dhe regjistron në baza mujore zhvlerësimin e pajisjeve në pajtim me kërkesat ligjore dhe politikat e NPB-së;
  14. Kryen regjistrimet e pagesave;
  15. Përditëson dhe harmonizon librat kontabël me blerës dhe furnizues në afatet e caktuara ligjore;
  16. Është përgjegjës për mirëmbajtjen e dokumenteve burimore në dosje dhe sigurohet që ato të jenë të plota;
  17. Përpilon raporte të vazhdueshme mujore dhe vjetore;
  18. Zbaton rregulloret dhe procedurat financiare të NPB-së;
  19. Kryen punë të tjera të cilat i kërkohen nga Udhëheqësi i Divizionit për Kontabilitet;
  20. Ka autorizime sipas nivelit të përcaktuar nga Zyrtari Kryesor Financiar dhe i Thesarit.

Kualifikimet:

• Diplomë universitare,

• 1 vit përvojë pune;

• Përvojë pune në Financa apo Kontabilitet;

• Preferohen certifikime në fushën e kontabilitetit apo financave.

Aftësitë:

• Shkathtësi kompjuterike në Microsoft Office ; 

• Aftësi komunikimi, analitike dhe punë të pavarur;

• Njohuri për kontabilitet financiar dhe TI.

Procedura e Konkurrimit

Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore apo ta shkarkojnë nga ëeb faqja e internetit në adresën:

www.npbanesore.com/shpalljet/mundesi-punesimi/ . Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: rr. Zija Shemsiu, nr. 22, Prishtinë, ose të aplikojnë përmes emailit zyrtar: [email protected] apo përmes postës. Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email adresën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në procedura të tjera të rekrutimit.

Dokumentet që duhet të bashkangjiten:

  • Aplikacioni i NPB-së;
  • Dëshmitë për Shkollim- Diplomë universitare;
  • Dëshminë për përvojën e punës 1 vit;
  • Përvoj pune në Financa dhe Kontabilitet;
  • Certifikatën që nuk jeni nën hetime nga Gjykata (jo më e vjetër se gjashtë muaj);
  • Kopjen e letërnjoftimit;

Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda dy  (2) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen. Kandidati/ja i/e përzgjedhur obligohet të sjellë ҫertifikatën mjekësore që është në gjendje të mirë shëndetësore si fizike ashtu dhe psiqike para nënshkrimit të kontratës.

APLIKACIONET DHE DOKUMENTACIONI I PAKOMPLETUAR SIPAS KËRKESAVE TË PËRCAKTUARA NË KËTË SHPALLJE SI DHE ATO QË ARRIJNË PAS SKADIMIT TË AFATIT TË KONKURSIT, NUK DO TË SHQYRTOHEN.

Shpallja është e hapur që nga data 26.01.2024 deri më  09.02.2024

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore në nr. tel. : 038 553 311.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark