Insajderi
Biznes

KONKURS: Zyrtar/e Administrativ/e

Insajderi
06 February 2024 - 16:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KONKURS: Zyrtar/e Administrativ/e
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Titulli i vendit të punës: Zyrtar/e Administrativ/e

I raporton: Udhëheqësit/es të/së Divizionit të Qirasë

Niveli i pagës: 6

Orët e Punës: 40 orë në javë

Kohëzgjatja e Kontratës: E pacaktuar (3 muaj punë provuese)

Vendi Punës: Rr. “Zija Shemsiu” nr. 22, Ulpianë- Prishtinë ( selia e Ndërmarrjes Publike Banesore)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Me besueshmëri të plotë ofron mbështetje logjistike dhe administrative të Divizionit të Qirasë;
  2. Drejton dhe koordinon punët në zyre, si mbajtjen e shënimeve, mirëmbajtjen e zyrës si dhe koordinon kërkesat e Divizionit të Qirasë;
  3. Siguron që të gjitha dokumentet të jenë të arkivuara me saktësi dhe të qasshme për personelin e Departamentit dhe Menaxhmentin;
  4. Kryen komunikime me palët si dhe koordinon takimet rreth çështjeve që kanë të bëjnë në mes të Divizionit të Qirasë dhe palëve;
  5. Përgatit të dhënat dhe raportet, si dhe rekomandimet për zgjidhjen e problemeve administrative në Divizionin e Qirasë;
  6. Në koordinim me Udhëheqësin/en, organizon takime në mes të Divizionit dhe palëve për çështjet që kanë të bëjnë me qiranë;
  7. Mban shënime për korrespondencat me palët si dhe  njofton palët lidhur me procedurat që duhet ndjekur për kërkesat apo shërbimet që kanë të bëjnë me NPB-ën;
  8. Është përgjegjës/e për dokumentacionin e Divizionit të Qirasë;
  9. Mban procesverbale të takimeve gjatë mbledhjeve të Divizionit;
  10. Kryen edhe detyra të tjera që ndërlidhen me përshkrimin e detyrave të punës, si dhe detyrave tëngarkuara nga menaxhmenti i Departamentit.

Kualifikimet:

• Diplomë Universitare;

• Përvojë pune 1 vit;

• Kurse dhe trajnime tjetra gjatë karrierës profesionale;

• Preferohet njohje e gjuhës serbe.

Aftësitë:

 • Aftësi kompjuterike në aplikacionet e Microsoft Office;

   • Aftësi në zgjidhjen e problemeve lidhur me çështjet teknike ose procedurale që dalin nga procesi i punës;

   • Shkathtësi për punë administrative dhe njohuri adekuate për punë në zyrë duke përfshirë njohurinë për përpilimin e shkresave adekuate profesionale;

 • Shkathtësi të shkëlqyera komunikative, organizative dhe analitike;

 • Shkathtësi për të punuar në grup, nën presion dhe të dëshmoj fleksibilitet në punë;

 • Etikë në punë dhe integritet.

Procedura e Konkurrimit

Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore apo ta shkarkojnë nga web faqja e internetit në adresën:

www.npbanesore.com/shpalljet/mundesi-punesimi/ . Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: rr. Zija Shemsiu, nr. 22, Prishtinë, ose të aplikojnë përmes emailit zyrtar: [email protected] apo përmes postës. Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email adresën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në procedura të tjera të rekrutimit.

Dokumentet që duhet të bashkangjiten:

  • Aplikacioni i NPB-së;
  • Dëshmin e Diplomës Universitare ;
  • Dëshmi mbi përvojë punes 1 vjeqare.
  • Preferohen kurse dhe trajnime tjera gjatë karrierës;
  • Certifikatën që nuk jeni nën hetime nga Gjykata (jo më e vjetër se gjashtë muaj);
  • Kopjen e letërnjoftimit;

Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda dy  (2) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen. Kandidati/ja i/e përzgjedhur obligohet të sjellë ҫertifikatën mjekësore që është në gjendje të mirë shëndetësore si fizike ashtu dhe psiqike para nënshkrimit të kontratës.

APLIKACIONET DHE DOKUMENTACIONI I PAKOMPLETUAR SIPAS KËRKESAVE TË PËRCAKTUARA NË KËTË SHPALLJE SI DHE ATO QË ARRIJNË PAS SKADIMIT TË AFATIT TË KONKURSIT, NUK DO TË SHQYRTOHEN.

Shpallja është e hapur që nga data  06.02.2024 deri më  20.02.2024.

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore në nr. tel. : 038 553 311.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark