Insajderi
Biznes

KONKURS: Zyrtar/e i/e Lartë për Çështje Përmbarimore – 1 (një) pozitë

Insajderi
18 January 2024 - 14:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KONKURS: Zyrtar/e i/e Lartë për Çështje Përmbarimore – 1 (një) pozitë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Titulli i vendit të punës:  Zyrtar/e i/e Lartë për Çështje Përmbarimore – 1 (një) pozitë

I raporton: Menaxherit/es të/së Departamentit Ligjor

Niveli i pagës: 5

Orët e Punës:  40 orë në javë

Kohëzgjatja e Kontratës: E pacaktuar (3 muaj punë provuese)

Vendi Punës: Rr. “Zija Shemsiu” nr. 22, Ulpianë- Prishtinë ( selia e Ndërmarrjes Publike Banesore)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

a) Përpilon propozimet për përmbarimin e lëndëve në të cilat Ndërmarrja është në cilësinë e kreditorit;

b) Përpilon prapësimet, ankesat dhe shkresat e ndryshme në procedurë përmbarimore;

c) Përfaqëson Ndërmarrjen në të gjitha çështjet juridike përmbarimore;

d) Përpilon raporte periodike lidhur me ecurinë e ekzekutimeve të lëndëve në procedurë përmbarimore;

e) Mban korrespodencë të vazhdueshme me përmbaruesit privat, përkitazi me lendët ku Ndërmarrja është palë në procedurë;

f) Mban evidencat për lëndët e inicuara dhe të përfunduara në procedurë përmbarimore;

g) Me autorizim nga Menaxheri përfaqëson Ndërmarrjen në kontestet gjyqësore në të gjitha gjykatat dhe organet tjera administrative;

h) Harton raporte javore, mujore, tremujore dhe vjetore lidhur me të hyrat financiare që rezultojnë nga procedura përmbarimore;

i) Kryen të gjitha detyrat tjera nga fushëveprimi i Departamentit Ligjor dhe detyra të tjera të përcaktuara nga Menaxheri i Departamentit;

j) Në rast të mungesës së ndonjërit prej zyrtarëve apo përfaqësuesve të Departamentit Ligjor, me urdhër të Menaxherit, zëvendëson dhe kryen detyrat e të njëjtit përgjatë mungesës së tij;

k) Për punën e vet i përgjigjet Menaxherit të Departamentit.

Kualifikimet:

• Diplomë universitare, Fakulteti Juridik;

• Së paku 2 vite përvojë pune;

• Preferohet përvojë në përfaqësim juridik;

• Trajnime profesionale gjatë karrierës;

• Preferohet njohja e gjuhës angleze dhe gjuhës serbe.

Aftësitë:

• Njohuri të legjislacionit primar dhe sekondar me theks të veçantë në fushën e procedurave përmbarimore;

• Shkathtësi kompjuterike në Microsoft Office ;

• Aftësi të mira komunikuese;

• Të ketë etikë në punë dhe integritet.

Procedura e Konkurrimit

Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore apo ta shkarkojnë nga web faqja e internetit në adresën:

www.npbanesore.com/shpalljet/mundesi-punesimi/ . Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: rr. Zija Shemsiu, nr. 22, Prishtinë, ose të aplikojnë përmes emailit zyrtar: [email protected] apo përmes postës. Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email adresën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në procedura të tjera të rekrutimit.

Dokumentet që duhet të bashkangjiten:

  • Aplikacioni i NPB-së;
  • Dëshmin e Diplomës Universitare, Fakulteti Juridik;
  • Dëshmitë për përvojën e punës së paku 2 vjet;
  • Preferohet përvojë në përfaqësim juridik;
  • Deshmi për kurse dhe trajnime tjera gjatë karrierës profesionale;
  • Certifikatën që nuk jeni nën hetime nga Gjykata (jo më e vjetër se gjashtë muaj);
  • Kopjen e letërnjoftimit;

Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda dy  (2) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen. Kandidati/ja i/e përzgjedhur obligohet të sjellë ҫertifikatën mjekësore që është në gjendje të mirë shëndetësore si fizike ashtu dhe psiqike para nënshkrimit të kontratës.

APLIKACIONET DHE DOKUMENTACIONI I PAKOMPLETUAR SIPAS KËRKESAVE TË PËRCAKTUARA NË KËTË SHPALLJE SI DHE ATO QË ARRIJNË PAS SKADIMIT TË AFATIT TË KONKURSIT, NUK DO TË SHQYRTOHEN.

Shpallja është e hapur që nga data  18.01.2024 deri më  01.02.2024.

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore në nr. tel. : 038 553 311.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark