Në bazë të Nenit 21, të Ligjit Nr.03/L-087 për Ndërmarrjet Publike nr.32/15 qershor 2008, respektivisht Nenit 13 të Ligjit nr.04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-087 për Ndërmarrjet Publike nr.13/30 maj 2012, neni 23, paragrafi 23.3.6 të Statutit të Ndërmarrjes nr.01-797/1 dt.03.08.2022, Bordi i Drejtorëve i Ndërmarrjes Publike Banesore Sh.A, në Prishtinë, shpall:
KONKURS
Zyrtar/e Kryesor/e Financiar/e dhe i/e Thesarit i Ndërmarrjes Publike Banesore- SHA në Prishtinë, në përputhje me dispozitat e parapara të Ligjit Nr.02/L-123 për Shoqëritë Tregtare dhe të Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, ka këto detyra dhe përgjegjësi:
Detyrat dhe përgjegjësitë e përgjithshme:
ZKFTH siguron një menaxhim të shëndoshë financiar për NPB-në në çdo kohë, në pajtim me kërkesat ligjore dhe praktikën më të mirë profesionale.
ZKFTH propozon masa/politika për përmirësimin/rregullimin e procedurave financiare, të cilat duhet të aprovohen nga Kryeshefi Ekzekutiv.
Detyrat dhe përgjegjësitë specifike:
Përgatit Raporte Financiare (Bilanci i gjendjes, Pasqyra e të Ardhurave, Rrjedha e Parasë, Ndryshimet në Ekuitet dhe shpalosjet e nevojshme) në pajtim me dispozitat ligjore dhe SNRF;
Obligohet që për çështje të caktuara financiare t’i aplikojë masat dhe politikat e Menaxhmentit, që përcaktohen nga Kryeshefi Ekzekutiv;
Zyrtari Kryesor Financiar dhe i Thesarit (ZKFTH), udhëheq dhe menaxhon stafin e Departamentit të Financave dhe Thesarit të Ndërmarrjes Publike Banesore;
Kryen të gjitha detyrat e përcaktuara me ligjet e aplikueshme;
Për punët e Zyrës harton raporte të rregullta dhe periodike;
Harton kornizën e politikave financiare të NPB-së;
Ka rol kyç në hartimin e Planit të Biznesit, drejt arritjes së misionit dhe vizionit të Ndërmarrjes;
Është përgjegjës për themelimin e një kornize të llogaridhënies për të ekzekutuar buxhetin e Ndërmarrjes Publike Banesore në mënyrë efikase dhe efektive duke pasur parasysh parimet e transparencës dhe llogaridhënies;
Zhvillon dhe zbaton rregullat e brendshme të kontrollit, procedurat për aktivitete si administrimi i buxhetit, menaxhimi i pasurive dhe detyrimeve, dhe mbajtja e llogarive;
Përgatit raportet për gjendjen e Ndërmarrjes dhe jep parashikime financiare sipas gjendjes së krijuar;
Përgatit buxhetin vjetor, të cilin përmes KE-së e dërgon tek Bordi i Drejtorëve për aprovim;
Bën identifikimin e burimeve të mundshme të financimit, monitoron ngritjen e fondeve, bën planifikimin dhe zbatimin e tyre;
Koordinon dhe bashkëpunon me Udhëheqësin e Divizionit për Kontabilitet dhe Udhëheqësin e Divizionit për Buxhet dhe Thesar, për të siguruar dorëzimin me kohë të informatave financiare Bordit të NPB-së;
ZKFTH është përgjegjës për krijimin e strategjisë së përgjithshme të kontabilitetit;
Definon politikat dhe praktikat kontabilitetit të NPB-së në pajtim me parimet përgjithshme të pranuara të kontabilitetit;
Siguron që të dhënat e duhura financiare të mirëmbahen, përfshirë librin kryesor të llogaritjeve dhe regjistrin e aseteve si dhe sigurohet që të bëhet vlerësimi vjetor i aseteve;
Definon praktikat e përgjithshme të faturimit dhe mbledhjes së pagesave për NPB-në;
Mbikëqyr të gjitha aktivitetet drejtë përmbushjes dhe mirëmbajtjes së të dhënave të duhura financiare të cilat janë bazë për raportim të saktë të informatave financiare për palët e treta;
ZKFTH është përgjegjës për raportim financiar në kuadër të NPB-së. Ai informon Kryeshefin Ekzekutiv dhe Bordin e Drejtorëve me statusin e pasqyrave financiare në baza të rregullta;
Në marrëveshje me Kryeshefin Ekzekutiv definon kornizën për raportim financiar dhe siguron që pasqyrat financiare të jenë në pajtim me parimet e pranuara ndërkombëtare të kontabilitetit;
Mbikëqyr çështjet e taksave të NPB-së përmes bashkëpunimit me autoritetet e taksave të Kosovës, këshillon Kryeshefin Ekzekutiv dhe Bordin e Drejtorëve lidhur me çështjet dhe politikën e taksave, siguron llogaritjen dhe raportimin adekuat të përgjegjësive për taksa dhe bën me kohë pagesat e taksave;
Bashkëpunon me auditorët e NPB-së për të siguruar dorëzimin me kohë të pasqyrave financiare në pajtim me legjislacion aktual;
Mbikëqyrë menaxhimin e të hyrave dhe të dalave të kesh-it të NPB-së në mënyrë që të sigurojë likuiditetin adekuat;
Menaxhon të gjitha llojet e rreziqeve të thesarit dhe kredisë në mënyrë të përfitimit maksimal të NPB-së duke përdorur mjete të përshtatshme përfshirë kufizimet;
Siguron aranzhimet për ato financime (borxhe apo kapital) sikur që mund të përcaktohet nga Bordi i Drejtorëve;
Menaxhon kushtet për hua dhe harton raporte mbi statusin e huave të cilat kërkohen sipas marrëveshjeve mbi huan apo nga Kryeshefi Ekzekutiv;
Menaxhon kontaktet e ofruesit financiar përfshirë këtu bankat, partnerët financiar dhe donatorët;
Mbikëqyrë aktivitetet e prokurimit nga perspektiva e kontrollit financiar;
Kryen punë të tjera që kërkohen nga Kryeshefi Ekzekutiv që ndërlidhen me pozitën, që janë të nevojshme për funksionim efektiv të NPB-së.
Kualifikimet:
• Diplomë nga Fakulteti Ekonomik ose relevante;
• Përvojë 5 vjeçare të dëshmuar në menaxhim financiar dhe 3 vite në pozita të udhëheqëse;
• Kontabilist/e i/e certifikuar.
Aftësitë:
• Njohje e sektorit publik/lokal;
• Aftësi për punë ekipore;
• Aftësi të shprehura komunikimi;
• Preferohet njohja e gjuhëve të huaja
• Të ketë etikë në punë dhe integritet.
Kandidatët për Sekretar Koorporativ, duhet t’i dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
V. Aplikacioni duhet të përmbaj:
Aplikacionet së bashku me deklaratën nën betim, pranohen dhe dorëzohen në arkivin së bashku me dokumentacionin e kompletuar në adresën: Ndërmarrja Publike Banesore – SHA në Prishtinë, Rr. “Zija Shemsiu Nr.22, Lagjja Ulpianë, Prishtinë, Republika e Kosovës, ose përmes e-mailit zyrtar: [email protected].
Kandidatët të cilët konkurrojnë duhet ta shënojnë saktë adresën dhe numrin e telefonit kontaktues, si dhe email adresën.
Vetëm kandidatët të cilët plotësojnë kriteret e parapara me konkurs, do të përzgjedhjen për procedurat e konkursit.
Konkursi mbetet i hapur 30 ditë, duke filluar nga data 08.12.2023, deri më 06.01.2024.