Në bazë të Nenit 21, të Ligjit Nr.03/L-087 për Ndërmarrjet Publike nr.32/15 qershor 2008, respektivisht Nenit 13 të Ligjit nr.04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-087 për Ndërmarrjet Publike…
Në bazë të Nenit 21, të Ligjit Nr.03/L-087 për Ndërmarrjet Publike nr.32/15 qershor 2008, respektivisht Nenit 13 të Ligjit nr.04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-087 për Ndërmarrjet Publike nr.13/30 maj 2012, neni 23, paragrafi 23.3.6 të Statutit të Ndërmarrjes nr.01-797/1 dt.03.08.2022, Bordi i Drejtorëve i Ndërmarrjes Publike Banesore Sh.A, në Prishtinë, shpall:
KONKURS
- Titulli: Zyrtar/e Kryesor/e Financiar/e dhe i/e Thesarit në Ndërmarrjen Publike Lokale ‘’Ndërmarrja Publike Banesore ‘’ Sh.A., Prishtinë
- Mbikëqyrësi: Bordi i Drejtorëve dhe Kryeshefi Ekzekutiv i NPL “Banesore” SH.A., Prishtinë
- Niveli i Pagës: Niveli 2.2
- Orari i punës: 40 orë në javë
- Kohëzgjatja e mandatit: Me mandat 3 (tre) vjeçar
- Vendi i punës: Ndërmarrja Publike Banesore Sh.A., Prishtinë, Rr.”Zija Shemsiu” nr.22, Ulpianë- Prishtinë ( selia e Ndërmarrjes Publike Banesore)
II. Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
- Zyrtar/e Kryesor/e Financiar/e dhe i/e Thesarit i Ndërmarrjes Publike Banesore- SHA në Prishtinë, në përputhje me dispozitat e parapara të Ligjit Nr.02/L-123 për Shoqëritë Tregtare dhe të Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, ka këto detyra dhe përgjegjësi:
Detyrat dhe përgjegjësitë e përgjithshme:
ZKFTH siguron një menaxhim të shëndoshë financiar për NPB-në në çdo kohë, në pajtim me kërkesat ligjore dhe praktikën më të mirë profesionale.
ZKFTH propozon masa/politika për përmirësimin/rregullimin e procedurave financiare, të cilat duhet të aprovohen nga Kryeshefi Ekzekutiv.
Detyrat dhe përgjegjësitë specifike:
- Përgatit Raporte Financiare (Bilanci i gjendjes, Pasqyra e të Ardhurave, Rrjedha e Parasë, Ndryshimet në Ekuitet dhe shpalosjet e nevojshme) në pajtim me dispozitat ligjore dhe SNRF;
- Obligohet që për çështje të caktuara financiare t’i aplikojë masat dhe politikat e Menaxhmentit, që përcaktohen nga Kryeshefi Ekzekutiv;
- Zyrtari Kryesor Financiar dhe i Thesarit (ZKFTH), udhëheq dhe menaxhon stafin e Departamentit të Financave dhe Thesarit të Ndërmarrjes Publike Banesore;
- Kryen të gjitha detyrat e përcaktuara me ligjet e aplikueshme;
- Për punët e Zyrës harton raporte të rregullta dhe periodike;
- Harton kornizën e politikave financiare të NPB-së;
- Ka rol kyç në hartimin e Planit të Biznesit, drejt arritjes së misionit dhe vizionit të Ndërmarrjes;
- Është përgjegjës për themelimin e një kornize të llogaridhënies për të ekzekutuar buxhetin e Ndërmarrjes Publike Banesore në mënyrë efikase dhe efektive duke pasur parasysh parimet e transparencës dhe llogaridhënies;
- Zhvillon dhe zbaton rregullat e brendshme të kontrollit, procedurat për aktivitete si administrimi i buxhetit, menaxhimi i pasurive dhe detyrimeve, dhe mbajtja e llogarive;
- Përgatit raportet për gjendjen e Ndërmarrjes dhe jep parashikime financiare sipas gjendjes së krijuar;
- Përgatit buxhetin vjetor, të cilin përmes KE-së e dërgon tek Bordi i Drejtorëve për aprovim;
- Bën identifikimin e burimeve të mundshme të financimit, monitoron ngritjen e fondeve, bën planifikimin dhe zbatimin e tyre;
- Koordinon dhe bashkëpunon me Udhëheqësin e Divizionit për Kontabilitet dhe Udhëheqësin e Divizionit për Buxhet dhe Thesar, për të siguruar dorëzimin me kohë të informatave financiare Bordit të NPB-së;
- ZKFTH është përgjegjës për krijimin e strategjisë së përgjithshme të kontabilitetit;
- Definon politikat dhe praktikat kontabilitetit të NPB-së në pajtim me parimet përgjithshme të pranuara të kontabilitetit;
- Siguron që të dhënat e duhura financiare të mirëmbahen, përfshirë librin kryesor të llogaritjeve dhe regjistrin e aseteve si dhe sigurohet që të bëhet vlerësimi vjetor i aseteve;
- Definon praktikat e përgjithshme të faturimit dhe mbledhjes së pagesave për NPB-në;
- Mbikëqyr të gjitha aktivitetet drejtë përmbushjes dhe mirëmbajtjes së të dhënave të duhura financiare të cilat janë bazë për raportim të saktë të informatave financiare për palët e treta;
- ZKFTH është përgjegjës për raportim financiar në kuadër të NPB-së. Ai informon Kryeshefin Ekzekutiv dhe Bordin e Drejtorëve me statusin e pasqyrave financiare në baza të rregullta;
- Në marrëveshje me Kryeshefin Ekzekutiv definon kornizën për raportim financiar dhe siguron që pasqyrat financiare të jenë në pajtim me parimet e pranuara ndërkombëtare të kontabilitetit;
- Mbikëqyr çështjet e taksave të NPB-së përmes bashkëpunimit me autoritetet e taksave të Kosovës, këshillon Kryeshefin Ekzekutiv dhe Bordin e Drejtorëve lidhur me çështjet dhe politikën e taksave, siguron llogaritjen dhe raportimin adekuat të përgjegjësive për taksa dhe bën me kohë pagesat e taksave;
- Bashkëpunon me auditorët e NPB-së për të siguruar dorëzimin me kohë të pasqyrave financiare në pajtim me legjislacion aktual;
- Mbikëqyrë menaxhimin e të hyrave dhe të dalave të kesh-it të NPB-së në mënyrë që të sigurojë likuiditetin adekuat;
- Menaxhon të gjitha llojet e rreziqeve të thesarit dhe kredisë në mënyrë të përfitimit maksimal të NPB-së duke përdorur mjete të përshtatshme përfshirë kufizimet;
- Siguron aranzhimet për ato financime (borxhe apo kapital) sikur që mund të përcaktohet nga Bordi i Drejtorëve;
- Menaxhon kushtet për hua dhe harton raporte mbi statusin e huave të cilat kërkohen sipas marrëveshjeve mbi huan apo nga Kryeshefi Ekzekutiv;
- Menaxhon kontaktet e ofruesit financiar përfshirë këtu bankat, partnerët financiar dhe donatorët;
- Mbikëqyrë aktivitetet e prokurimit nga perspektiva e kontrollit financiar;
- Kryen punë të tjera që kërkohen nga Kryeshefi Ekzekutiv që ndërlidhen me pozitën, që janë të nevojshme për funksionim efektiv të NPB-së.
Kualifikimet:
• Diplomë nga Fakulteti Ekonomik ose relevante;
• Përvojë 5 vjeçare të dëshmuar në menaxhim financiar dhe 3 vite në pozita të udhëheqëse;
• Kontabilist/e i/e certifikuar.
Aftësitë:
• Njohje e sektorit publik/lokal;
• Aftësi për punë ekipore;
• Aftësi të shprehura komunikimi;
• Preferohet njohja e gjuhëve të huaja
• Të ketë etikë në punë dhe integritet.
IV. Informatë për procedurën e konkurrimit
Kandidatët për Zyrtar/e Kryesor/e Financiar/e dhe i/e Thesarit, duhet t’i dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Aplikacionin e NPB;
- CV-në;
- Letër motivimin;
- Dëshminë mbi kualifikimin profesional;
- Dëshminë mbi përvojën e punës si dhe referencat e punës;
- Deklaratën nën Betim (gjendet në aplikacion në web faqe të NPB – së)
- Certifikatën që nuk është nën hetime nga Gjykata (jo më e vjetër se gjashtë muaj);
- Certifikatën e shtetësisë së Republikës së Kosovës;
- Kopjen e letërnjoftimit;
- Pasqyrën e Trustit Pensional;
V. Aplikacioni duhet të përmbaj:
- Titullin e vendit të punës;
- Dokumentacioni relevant i lartëcekur;
- Nënshkrimin;
- Deklaratën nën betim;
Aplikacionet së bashku me deklaratën nën betim, pranohen dhe dorëzohen në arkivin së bashku me dokumentacionin e kompletuar në adresën: Ndërmarrja Publike Banesore – SHA në Prishtinë, Rr. “Zija Shemsiu Nr.22, Lagjja Ulpianë, Prishtinë, Republika e Kosovës, ose përmes e-mailit zyrtar: [email protected].
Kandidatët të cilët konkurrojnë duhet ta shënojnë saktë adresën dhe numrin e telefonit kontaktues, si dhe email adresën.
Vetëm kandidatët të cilët plotësojnë kriteret e parapara me konkurs, do të përzgjedhjen për procedurat e konkursit.
Konkursi mbetet i hapur 30 ditë, duke filluar nga data 29.12.2023, deri më 29.01.2024.
DEKLARATA NËN BETIM
Unë, i nënshkruari,(Emri, Mbiemri)____________________,i lindur më
(data e lindjes)_____, në (vendi i lindjes)_____________,
deklaroj dhe solemnisht me nënshkrimin e kësaj deklarate betohem se i plotësoj të
gjitha kushtet e përcaktuara në bazë të konkursit me Nr. të datës
_______të Ndërmarrjes Publike Banesore për pozitën e ______________________________________.
Çdo përgënjeshtrim material, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca dhe/ose ndryshim
material nga informatat e dhëna në deklaratën e sipër cekur do të rezultojë në
diskualifikimin e menjëhershëm dhe nëse është e aplikueshme, largimin e personit nga
puna.
Emri, mbiemri ________
Nënshkrimi __________
Vendi: ___________
Data://__
VËREJTJE:
Kjo Deklaratë dhe ky Betim ka për qëllim aplikimin dhe nuk konstituon dhe as
zëvendëson asnjë lloj marrëdhënie kontraktuale të çfarëdollojshme ndërmjet kandidatit
dhe “Ndërmarrjes Publike Banesore”.