Titulli i vendit të punës: Zyrtar/e për Marrëdhënie me Publikundhe Marketing I raporton: Shefit/es së/të Zyrës për Media Niveli i pagës: 6 Orët e Punës: 40 orë në javë Kohëzgjatja…
Titulli i vendit të punës: Zyrtar/e për Marrëdhënie me Publikundhe Marketing
I raporton: Shefit/es së/të Zyrës për Media
Niveli i pagës: 6
Orët e Punës: 40 orë në javë
Kohëzgjatja e Kontratës: E pacaktuar (3 muaj punë provuese)
Vendi Punës: Rr. “Zija Shemsiu” nr. 22, Ulpianë- Prishtinë ( selia e Ndërmarrjes Publike Banesore)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Është përgjegjës për realizimin e objektivave të caktuara nga Shefi i Zyrës për Media;
- Ndihmon Shefin/en e/i Zyrës për Media dhe bashkëpunon me zyrtarët e tjerë në caktimin e objektivave dhe zhvillimin e planit të punës;
- Krijon gjuhë gjithëpërfshirëse për komunikimin e të dhënave rreth punës së NPB dhe palëve te treta;
- Menaxhon dhe krijon përmbajtje origjinale për rrjetet sociale të NPB-së;
- Krijon plan të integruar të marketingut për komunikim dhe promovim të NPB-së;
- Definon kanalet e duhura të komunikimit për promovimin e punës së NPB-së në mënyrë sa më të denjë dhe më të kuptueshme për audiencën;
- Unifikon të dhënat të cilat komunikohen në mënyrë që të paraqitet një pasqyrë e saktë e punës së NPB-së tek të gjitha palët e interesit;
- Menaxhon, konfiguron dhe optimizon rrjetet sociale të NPB-së;
- Kryen detyra të tjera që lidhen me pozitën të ngarkuara nga Shefi i Zyrës për Media;
- Në rast të mungesës së zyrtarëve tjerë me urdhër të menaxhmentit mund të zëvendësojë dhe të kryej detyra tjera.
Kualifikimet:
- Preferohen kurse dhe trajnimet tjera profesionale.
Aftësitë:
- Të ketë aftësi në aplikacionet e Microsoft Office si dhe në programet për editim të fotove dhe videove, në veçanti në programet ADOBE COLLECTION;
- Të njohë pajisjet/aparatet fotografike dhe vizuele;
- Të ketë njohuri rreth punës dhe mirëmbajtjes së rrjeteve sociale;
- Aftësi të larta të të shkruarit;
- Në gjendje për të punuar nën presion dhe me orar të zgjatur;
- Preferohet njohja e gjuhës angleze;
- Shkathtësi komunikative, organizative dhe analitike;
- Shkathtësi në komunikim, planifikim të punës dhe punës ekipore;
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave;
- Etikë në punë dhe integritet.
Procedura e Konkurrimit
Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore apo ta shkarkojnë nga web faqja e internetit në adresën:
www.npbanesore.com/shpalljet/mundesi-punesimi/ . Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: rr. Zija Shemsiu, nr. 22, Prishtinë, ose të aplikojnë përmes emailit zyrtar: [email protected] apo përmes postës. Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email adresën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në procedura të tjera të rekrutimit.
Dokumentet që duhet të bashkangjiten:
- Aplikacioni i NPB-së;
- Dëshmin e Shkollës së Mesme ;
- Dëshmi mbi përvojë pune, preferohet në fushën e marketingut dhe menaxhimit të rrjeteve sociale;
- Preferohen kurse dhe trajnime tjera gjatë karrierës;
- Certifikatën që nuk jeni nën hetime nga Gjykata (jo më e vjetër se gjashtë muaj);
- Kopjen e letërnjoftimit;
Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda dy (2) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen. Kandidati/ja i/e përzgjedhur obligohet të sjellë ҫertifikatën mjekësore që është në gjendje të mirë shëndetësore si fizike ashtu dhe psiqike para nënshkrimit të kontratës.
APLIKACIONET DHE DOKUMENTACIONI I PAKOMPLETUAR SIPAS KËRKESAVE TË PËRCAKTUARA NË KËTË SHPALLJE SI DHE ATO QË ARRIJNË PAS SKADIMIT TË AFATIT TË KONKURSIT, NUK DO TË SHQYRTOHEN.
Shpallja është e hapur që nga data 06.02.2024 deri më 20.02.2024.
Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore në nr. tel. : 038 553 311.