20:25 - 21 Shkurt 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shpallur listën e rezultateve të testit me shkrim të kandidatëve për zyrtarë policorë të cilët iu kanë nënshtruar testit me shkrim më 20 shkurt të 2023’s.

Sipas njoftimit të PK-së, kandidatët të cilët kanë arritur rezultatin 70% e më lartë do t’i nënshtrohen testit të shkathtësive fizike.

Testimi i shkathtësive fizike mbahet më datën 02.03.2023 në ora 10:00 në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri. Kandidatët duhet të paraqiten dy (2) orë para fillimit të mbajtjes së testit.

“Kandidatët nga lista e publikuar, me vete duhet të kenë:
1. Numrin e aplikacionit (shih listat e shpallura),
2. Letërnjoftimin dhe
3. Veshje sportive.

Për më shumë informata rreth testimit të shkathtësive fizike, udhëzoheni ti referoheni udhëzimit për testimin e shkathtësive fizike i cili është i publikuar në ueb faqen e Policisë së Kosovës në rubrikën “Mundësi Punësimi””, thuhet në njoftimin e PK-së.

“Vëmendje: Kandidatët të cilët kanë ndonjë vërejtje në procesin e rekrutimit dhe seleksionimit për çdo fazë të testimit, kanë të drejtë të ankohen. Ankesa duhet t’i adresohet Komisionit Përzgjedhës në afatin prej pesë (5) ditëve nga data e publikimit të rezultateve”.

“Për çdo fazë të testimit, rezultatet do të publikohen në faqen e internetit të Policisë së
Kosovës: www.kosovopolice.com”