Konsulli i Kosovës në Ankara: Turqia, faktor kyç për pranimin e Kosovës në FIFA - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Konsulli i Kosovës në Ankara: Turqia, faktor kyç për pranimin e Kosovës në FIFA

    Insajderi
    30 May 2016 - 15:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Konsulli i Kosovës në Turqi, Rrahim Morina thotë se Federata Turke e Futbollit – TFF, ka luajtur një rol të madh për pranimin e Kosovës në institucionet më të larta të futbollit botëror.

    Në një deklaratë për Anadolu Agency, Morina ka falënderuar TFF-në për atë cfarë ka bërë Turqia në çështjen e anëtarësimit të Kosovës në FIFA.

    Për anëtarësimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA, TFF ka luajtur një rol të madh. Unë e kam përcjell së afërmi futbollin turk dhe lidhjet e saj me Kosovën dhe e di se cfarë keni bërë për ne[Kosovën] në këtë aspekt”, thotë Morina, raporton Insajderi.

    Kosova u pranua në UEFA më 3 maj, për tu anëtarësuar përfundimisht si anëtare e plotë e FIFA-s vetëm 10 ditë më vonë në Kongresin që u mbajt në Meksikë.

    Madje, në Kongresin e përgjithshëm të FIFA-s kur erdhi radha e rendit të ditës dhe diskutimit për pranimin e Kosovës në FIFA, ishte delegati turk Senezh Erzik, i cili e mbrojti futbollin e Kosovën duke thënë se “Kosova duhet të jetë anëtare e FIFA-s”.

    Kosova ka zhvilluar një ndeshje miqësore me përfaqësuesen turke para dy vitesh më Mitrovicë, të cilën e ka humbur me rezultat 6-1. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark