Kontrabandë me 138 atlete sportive, arrestohet i dyshuari në rrugën Gjilan-Ferizaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kontrabandë me 138 atlete sportive, arrestohet i dyshuari në rrugën Gjilan-Ferizaj

    Insajderi
    14 April 2025 - 10:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është i arrestuar si i dyshuar për kontrabandim me mallra përgjatë së dielës në rrugën Gjilan-Ferizaj.

    Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor të së hënës, ku thuhet se përgjatë realizimit të një operacioni ka hasur në një të dyshuar me 138 palë atlete sportive të cilat dyshohet të kenë qenë të kontrabanduara, shkruan Insajderi.

    ““Gjilan-Ferizaj/ 13.04.2025 – 15:30. Policia e Kosovës, konkretisht njësitet e Task Forcës – Lindje në kuadër të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren me ç’rast, më datë 13.04.2025 në rrugën magjistrale Gjilan–Ferizaj, kanë ndaluar një automjet me targa vendore, me drejtues mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të automjetit janë hasur mallra të dyshuara si të kontrabanduara si 138 palë atlete sportive. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar si kundërvajtje doganore”, thuhet në njoftim.

    “I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa automjeti dhe mallrat janë deponuar në terminalin doganor kompetent”, përfundon njoftimi. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark