×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Kontrolluesja” e VV-së tregon se si e dëgjoj emrin ‘Kosovë’ për herë të parë, heshtje për pretendimet e Abazit

    Insajderi
    17 February 2023 - 21:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dejona Mihali e VV-së, përmes një postimi në Facebook, ajo ka uruar 15 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

    Mihali ka rrëfyer se si e ka dëgjuar emrin Kosovë për herë të parë. Ajo atëkohë i kishte shtruar vetes pyetjen se çka është “plisi”.

    “Në radhë për t’u interpretuar ishte Vallja e Rugovës nga ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve në Teatër të Operas. Në korridor drejt skenës po nxitonin balerinët me kostumin e veçantë, shaminë rrotull plisit e grykës. Pyetjes time “çfarë është ajo në kokë” , ajo që ma mbante dorën u përgjigj është “Kosova”” – ka shkruaj Mihali.

    Milahi VV-së ka treguar tutje se edhe emrin Drenicë e kishe dëgjuar në klasë të parë pasi motra e shoqes së saj mbante këtë emër. Ndërsa emrin Trepçë, tregon ajo, e kishe dëgjuar në lajmet e orës 20.00.

    “Emërtimin “Drenicë”, e kam dëgjuar dhe kuptuar për herë të parë në klasë të parë. Shoqja e klasës që u bë shoqja e ngushtë, Anisa, e kishte një motër të vogël, e quanin Drenica Tahiri. Nëna ishte nga Tropoja, por familja e gjitha ishte në Kosovë. Ende e mbaj mend vizitën e saj të parë në Kosovë dy vite para ’90. Kur u kthye, kishte kaq shumë për të treguar … kaq shumë shqiptarë diku tjetër, diku ku as mund të shkoje. Çfarë bënin ata atje? Nuk dinte të ma thoshte. Emërtimin Trepçë e kam parë dhe kuptuar për herë të parë në një pasdite në lajmet e orës 20.00 kur gjithë njerëzit në shtëpi ishin shtangur para TV – Minatorët e Trepçës në grevë brenda në galeri.” – tha ajo.

    Kujtojmë se edhe pse emri i saj është përmendur shpesh ditët e fundit pas pretendimeve të deputetit Haki Abazi se Dejona Mihali ushtron kontroll të madh mbi grupin parlamentar të Vetëvendosjes, ajo nuk ka folur asnjë fjalë për këtë rast.

    E kontaktuar nga Insajderi ajo tha se nuk ishte në dijeni për deklaratën e Abazit dhe se aktualisht ishte në takim.

    “Jo, nuk i kam parë deklaratat, jam në një takim për momentin, kështu që juve punë të mbarë“, tha shkurt Mihali

    Postimi:

    Emrin Kosovë për herë të parë e kam dëgjuar dhe kuptuar pak para hyrjes në klasë të parë.

    Në radhë për t’u interpretuar ishte Vallja e Rugovës nga ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve në Teatër të Operas.

    Në korridor drejt skenës po nxitonin balerinët me kostumin e veçantë, shaminë rrotull plisit e grykës.

    Pyetjes time “çfarë është ajo në kokë” , ajo që ma mbante dorën u përgjigj është “Kosova” 🙂.

    Ata vallen e thërrisnin “Kosova”, i kishin dy të tilla në repertor. Në kuintat e skenës kurrë nuk kam parë ndonjë gjë të të njëjtit zhanër më drithëruese se atë natë.

    Emërtimin “Drenicë”, e kam dëgjuar dhe kuptuar për herë të parë në klasë të parë. Shoqja e klasës që u bë shoqja e ngushtë, Anisa, e kishte një motër të vogël, e quanin Drenica Tahiri. Nëna ishte nga Tropoja, por familja e gjitha ishte në Kosovë. Ende e mbaj mend vizitën e saj të parë në Kosovë dy vite para ’90. Kur u kthye, kishte kaq shumë për të treguar … kaq shumë shqiptarë diku tjetër, diku ku as mund të shkoje. Çfarë bënin ata atje? Nuk dinte të ma thoshte.

    Emërtimin Trepçë e kam parë dhe kuptuar për herë të parë në një pasdite në lajmet e orës 20.00 kur gjithë njerëzit në shtëpi ishin shtangur para TV – Minatorët e Trepçës në grevë brenda në galeri.

    Atë ditë pyeta më të mëdhenjtë, me zë të lartë. Ku është Kosova?

    Gëzuar Pavarësinë, Kosova jonë sublime!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark