Insajderi
Lajme

Korçë: E moshuara gjendet pa shenja jete në banesë, dyshohet se ka vdekur prej ditësh

Insajderi
08 December 2025 - 12:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Korçë: E moshuara gjendet pa shenja jete në banesë, dyshohet se ka vdekur prej ditësh
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, pasi një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj.

Sipas informacioneve paraprake, 70-vjeçarja jetonte e vetme në një pallat në lagjen nr 17 ndërkohë që ka qenë fqinja e saj që ka lajmëruar policinë pasi prej disa ditësh nuk e kishte parë të moshuarën.

Dyshohet që e moshuara të ketë disa ditë që ka ndërruar jetë, ndërsa nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet që trupi ti nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore për të zbardhur shkakun e vdekje


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark