×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Koreja Veriore lanson raketë bërthamore- OKB në panikë

    Insajderi
    07 February 2016 - 20:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mijëra qytetarë të Koresë së Veriut kanë dalë në sheshin kryesor të  Pyongyang për të ndjekur direkt dhe festuar lajmin e lansimit të raketës bërthamore, të dielën, duke e shtuar edhe më shumë besimin se shteti i tyre po bëhet më i fuqishmi në botë, por për anëtarët e Këshillit të Sigurisë ky është një moment kritik për sigurinë botërore.

    Raketa e lansuar të dielën e 7 shkurtit, vjen disa javë pasi Koreja e Veriut zhvilloi testin e katërët bërthamore duke shkelur kështu dy rezolutat e OKB-së për Korenë e Veriut, transmeton “The Guardian”.

    Duke folur pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që u bë me dyer të mbyllura për mediat, ambasadorja amerikane Samantha Power tha se Washington-i do të “sigurohet që OBK-ja të marrë masa më të rënda ndaj Koresë”, raporton Insajderi.

    Ky veprim i Koresë së Veriut, është cilësuar nga Japonia si “provokim serioz” ndërsa shteti fqinj i Koresë së Veriut, ajo e Jugut e ka cilësuar veprimit e veriorëve si më të rrezikshmin për kah siguria publike por edhe e gjithë botës.

     

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark