Insajderi
Lajme

Korenica thotë se beson që “Listës për Familje” do t’i bashkohen deputetë të tjerë

Insajderi
01 October 2024 - 22:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Korenica thotë se beson që “Listës për Familje” do t’i bashkohen deputetë të tjerë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica ka folur për koalicionin “Lista për Familje”, duke thënë se është formuar për të ruajtur bërthamën tradicionale të familjes.

Ai është shprehur se kanë bërë ftesë të hapur, ndaj beson që edhe deputetë të tjerë do t’i bashkohen kësaj liste.

“Lista jonë për familje është formuar për të ruajtur bërthamën tonë tradicionale të familjes dhe këtu e gjen veten secili deputet dhe jo vetëm secili deputet, pra këtu ka hapësirë edhe për të gjithë akterët e ndryshëm publikë, madje edhe individ të caktuar që duan të japin kontributin e tyre në ruajtjen e familjeve tona, në mirëqenien e fëmijëve tanë, në zhvillimin e mëtutjeshëm të mbarë vendit tonë, hapësira është e madhe dhe ne jemi të hapur”, ka thënë ai në ‘Rubikon’ të Klan Kosovës.

“Prej deputetëve jemi ne të dy, besoj që në të ardhmen e afërt, për këtë periudhë do të vijnë edhe deputetë të tjerë të cilët ndajnë të njëjtat qëndrime, të njëjtat bindje. Kemi bërë ftesë të hapur dhe unë besoj që ata do të vijnë”.

“Kushdo që e ndjen veten me këto cilësi, me këto qëndrime, me këto parime përmbajtësore, në mbrojtje të familjes, ata do të vijnë dhe do bashkohen”, është shprehur tutje Korenica.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark