“Koronavirusi mund të jetë krijuar nga njeriu”, Facebook s’e konsideron më ‘fakenews’ - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • LifeStyle
  • Lajme / Botë

    “Koronavirusi mund të jetë krijuar nga njeriu”, Facebook s’e konsideron më ‘fakenews’

    Insajderi
    27 May 2021 - 19:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Facebook do të lejojë përdoruesit të pretendojnë në këtë platformë se COVID-19 mund të ketë origjinën në një laborator në Wuhan, Kinë. Ky veprim i Facebook vjen si një ndryshim i politikës së tij të mëparshme që ndalonte komentet që sugjeronin se koronavirusi ishte bërë nga njeriu.

    Kjo lëvizje vjen pasi epidemiologu i lartë i Presidentit Biden dhe COVID, Dr. Anthony Fauci u rikthye sërish temës këtë jave, se ku mund të ketë origjinën virusi, duke thënë ‘kurrë nuk i dihet’ – pasi Biden urdhëroi agjensitë e inteligjencës që të fillonin një hetim nëse kjo pistë të çonte në laboratorin e Wuhan.

    Vitin e kaluar, Fauci këmbënguli se nuk kishte ‘asnjë provë’ për të treguar se koronavirusi ishte prodhuar kur Trump e ngriti këtë pistë si një mundësi.

    Në një postim në blog, Facebook tha se po ndryshon politikën e “ban” (ndalimit):

    “Në dritën e hetimeve të vazhdueshme për origjinën e COVID-19 dhe pas konsultimit me ekspertët e shëndetit publik, ne nuk do të heqim më pretendimin se COVID-19 është krijuar nga njeriu  ose prodhuar nga aplikacionet tona”.

    Në prill të vitit të kaluar, Facebook tha se po vendoste kufij për dezinformimin e dëmshëm në lidhje me COVID-19 ’. Dhe në shkurt të këtij viti, në një postim në blog, Facebook tha se nuk do të lejonte teori konspirative në lidhje me vaksinat COVID-19.

    Vitin e kaluar, pretendimet nga administrata Trump se koronavirusi mund të ketë origjinën nga një laborator në Wuhan u pritën me skepticizëm nga mediat kryesore, të cilat duket se miratuan pikëpamjen se patogjeni transmetohej nga lakuriqët e natës tek njerëzit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark