×
  • Lajme
  • Lajme

    Koronavirusi shpërthen në Kroaci, 1.867 raste të reja dhe 7 të vdekur

    Insajderi
    23 October 2020 - 13:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për 24 orët e fundit në Kroaci janë regjistruar 1.867 infektime të reja me koronavirus dhe 7 viktima të tjera.

    Shtabi e Mbrojtjes Civile e Republikës së Kroacisë njoftoi se numri i rasteve aktive në Kroaci sot është gjithsej 8.394. Në mes tyre, 716 pacientë janë në spital, nga të cilët 49 janë në respirator.

    “Që nga 25 shkurti i vitit 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, janë regjistruar gjithsej 31.717 njerëz të infektuar me koronavirus, nga të cilët 413 vdiqën, gjithsej 22.910 njerëz u shëruan, nga të cilët 846 në 24 orët e fundit”, njoftoi Selia e Mbrojtjes Civile.

    Aktualisht 25.889 njerëz janë në vetizolim. Deri më tani, gjithsej 428.961 njerëz janë testuar, nga të cilët 7.313 në 24 orët e fundit./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark