Insajderi
Sport

Kosova avancon për një pozitë në ranglistën e FIFA-s

Insajderi
11 December 2025 - 15:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kosova avancon për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ndonëse i humbi dy ndeshjet e “Playoff”-it për Ligën B të Ligës së Kombeve nga Turqia të tetor, Kosova ka avancuar për një pozitë në ranglistën e re të FIFA-s.

Kosova kishte humbur në Prishtinë, 4:0, ndërsa në Izmir humbi 3:0 dhe edicionin e ardhshëm do të paraqitet sërish në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Ranglista e re e FIFA-s për futbolliste është përditësuar të enjten.

Nga pozita e 91-të, Kosova është ngritur në pozitën e 92-të.

Për një pozitë ka avancuar edhe Shqipëria. Nga pozita e 72-të, është ngritur në pozitën e 71-të.

Në pozitën e parë është Spanja, kurse SHB-ja në vendin e dytë.

Gjermania është ngritur në pozitën e tretë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark