Presidenti në ardhje Hashim Thaçi ka njoftuar se Kosova është bërë anëtare e Burosë Ndëkombëtare të Ekspozitave.
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës ka thënë se aplikimi për anëtarësim në këtë organizatë është bërë vitin e kaluar.
Anëtarësimi hap dyert pjesëmarrjes sonë në ekspozitat botërore EXPO si dhe në panairet e tjera të rëndësishme nëpër botë. Mundësi e shkëlqyeshme për bizneset kosovare”, ka shkruar ai në Facebook, duke njoftuar se kjo është një ndër organizatat më të vjetra ndër-shtetërore në botë.
Më shumë se tetë vite që nga shpallja e pavarësisë, Kosova vazhdon të mos jetë anëtare e organizatave të ndryshme të rëndësishme ndërkombëtare dhe rajonale./Insajderi.com