Kosova dhe Shqipëria fitojnë 1 milion euro nga UEFA – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova dhe Shqipëria fitojnë 1 milion euro nga UEFA

    Insajderi
    05 April 2017 - 11:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    UEFA do të ndihmojë Federatat e Futbollit në Evropë me ndihmë financiare. Kosova dhe Shqipëria do të jenë gjithashtu përfituese nga 1 milion euro nga kjo ndihmë e shtëpisë së futbollit.

    Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-së, gjatë një fjalimi hapës të Kongresit të Zakonshëm të kësaj organizate që po mbahet në Helsinki, ka njoftuar se të gjithë institucionet e futbollit në kontinent do të përfitojnë nga 1 milion euro ndihmë financiare.

    Në këtë mënyrë, buxheti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës do të rritet me një shumë të konsiderueshme.

    “Falë suksesit financiar të UEFA-s, jemi të lumtur që lajmërojmë se të gjitha federatat do të përfitojnë nga 1 milion euro për të përballuar shpenzimet operacionale apo projekte”, u shpreh Ceferin.

    Gjatë zhvillimit të punimeve të Kongresit të Zakonshëm që po mbahet në Helsinki të Finlandës, do të zhvillohen zgjedhjet për Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, ku presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është njëri prej kandidatëve që pretendon një vend në qeverinë e futbollit evropian./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark