×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kosova do t’ia dërgojë dy pako me ndihma ushtarake Ukrainës, Maqedonci jep detaje

    Insajderi
    19 March 2024 - 18:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot ka qenë pjesëmarrës në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës.

    Maqedonci ka thënë se Kosova do të vazhdojë të përkrah Ukrainën në luftën kundër Rusisë dhe ka bërë të ditur se Kosova do të realizojë edhe pakon e dytë të ndihmesës për Ukrainën. Në pako do të përfshihen predha dhe mortaja.

    Ndërkohë ka bërë të ditur se pakoja e parë me kamionë dhe mjete taktike dhe të blinduara do të dorëzohet javën e ardhshme.

    “Kosova do të vazhdojë të mbështesë 🇺🇦 në luftën e saj heroike kundër agresionit rus. Sot në mbledhjen e GKMU-së, unë njoftova paketën tonë të dytë të ndihmës ushtarake për Ukrainën, e përbërë nga predha mortajash. Pakoja e parë me kamionë, mjete taktike dhe të blinduara do të dorëzohet javën e ardhshme”, ka shkruar Maqedoncinë platformën ‘X’. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark