Pastaj u punua në bashkëpunimin ndërmjet futbollistëve me moton të punohet një për të gjithë dhe të gjithë për një, transmeton Federata e Kosovës.
Stërvitjet i ndoqën veç krerëve të FFK-së edhe një numër i madh i adhuruesve kryesisht bashkëatdhetarë tanë, si dhe konsuli i përgjithshëm i Republikës së Kosovës z. Ajvaz Berisha me bashkëpunëtorë.
Stërvitjen e sotme e ndoqën edhe shumë gazetarë të shumë mediumeve nga Kosova, të cilët kanë ardhur këtu për ta ndjekur ndeshjen e nesërme Kosova-Ishujt Faroe. /Insajderi.com