Insajderi
Biznes

Kosova më e mirë se rajoni në arsim të lartë (dokument)

Insajderi
08 May 2017 - 11:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Përkundër problemeve të theksuara në arsimin e lartë, Kosova megjithatë ka arritur t’i dominojë vendet e rajonit në rangim të programeve Master, pasi programi Master në Menaxhment nga Kolegji Universum është ranguar si i 16-i në Evropën Lindore dhe në Top 200 programet më të mira të kësaj fushë në botë, nga Agjencia prestigjioze franceze Eduniversal, si vetmi nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia Serbia dhe Mali i Zi.

Në letrën e Presidentit të kësaj Agjencie, përgëzohet Kolegji Universum për këtë arritje të jashtëzakonshme, ku vihet në pah edhe metodologjia e këtij vlerësimi i cili konsiston në 3 fusha kryesore: prestigjin e programit të vlerësuar nga punëdhënësit; rrogën mesatare të sapo diplomuarve të programit dhe kënaqshmërinë e studentëve me programin, vlerësuar përmes një pyetësori direkt nga ana e Eduniversal.

Listën e programeve të ranguara mund ta gjeni në linkun: http://www.best-masters.com/ranking-master-general-management-in-eastern-europe.html

Programi Master i Kolegjit Universum është i vetmi në këtë listë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Sërbia dhe Mali i Zi.

Kolegji Universum është institucioni lider dhe më inovativ i arsimit të lartë në Kosovë, i ranguar qysh në vitin 2012 si një ndër 1000 institucionet më të mira në botë po nga Eduniversal.

 

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark