Insajderi
Lajme

“Kosova është republikë”, konflikt verbal mes të moshuarës dhe një të riu në Novi Sad

Insajderi
14 December 2024 - 11:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Kosova është republikë”, konflikt verbal mes të moshuarës dhe një të riu në Novi Sad
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Po vazhdojnë protestat anti-qeveritare të studentëve dhe qytetarëve në Novi Sad të Serbisë.

Në një moment një burrë dhe një grua kanë pasur një konflikt verbal rreth pavarësisë së Kosovës.

Në fakt, në një video të publikuar në rrjetet sociale, një burrë shihet duke iu bërtitur protestuesve për Kosovën.

Një grua e moshuar i përgjigjet troç “Kosova është një republikë tjetër”.

Ai bëhet shumë agresiv dhe bërtet “Kosova është e imja, Kosova është e imja, Kosova është e imja”.

Theksojmë se protestat e reja shpërthyen në shtetin serb pas shembjes së strehës prej betonit të Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit, ku për pasojë mbeten të vdekur 15 persona, ndërsa lëndime pësuan edhe disa të tjerë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark