Insajderi
Lajme

Kosova futet në hartën e “Google Street View”, publikohen pamje 360-gradëshe nga i gjithë territori

Insajderi
29 July 2026 - 22:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kosova futet në hartën e “Google Street View”, publikohen pamje 360-gradëshe nga i gjithë territori
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kosova është bërë territori më i ri në Ballkan që i është bashkuar shërbimit “Google Street View”, duke shënuar një hap të rëndësishëm në zgjerimin e kësaj platforme në Evropë.

Pas rreth dy vitesh xhirimesh, “Google” ka publikuar pamje 360-gradëshe të realizuara nga korriku i vitit 2025 deri në maj të vitit 2026, duke mbuluar pothuajse të gjitha rajonet e Kosovës. Sipas autorëve të artikullit, integrimi i Kosovës në këtë shërbim ishte vonuar për shkak të statusit të saj të ndërlikuar gjeopolitik, raporton “virtualstreets”.

Përveç qyteteve kryesore si Prishtina, Prizreni, Peja, Gjakova, Mitrovica, Gjilani dhe Ferizaj, “Street View” përfshin edhe shumë qytete e fshatra të tjera, rrugë malore dhe destinacione turistike.

Në mesin e lokacioneve të përfshira janë Gryka e Rugovës, Parku Kombëtar i Sharrit, Bjeshkët e Nemuna, si dhe kalimet malore pranë kufijve me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Në Prishtinë, fotografimet kanë nisur në gusht të vitit 2025 dhe kanë vazhduar edhe gjatë pranverës së vitit 2026. Pamje janë publikuar gjithashtu nga Podujeva, Fushë Kosova, Novobërda, Kaçaniku, Shtimja, Hani i Elezit, Leposaviqi, Leshaku, Vushtrria dhe Skenderaj.

Artikulli thekson se “Google” ka përdorur kamera të gjeneratës së katërt dhe, në disa raste, kamera portative, për të vazhduar fotografimin edhe gjatë reshjeve të mëdha të borës në tetor të vitit 2025.

Publikimi i “Street View” vjen në një kohë kur Kosova po tërheq gjithnjë e më shumë turistë, ndërsa bizneset lokale kanë nevojë për një prani më të madhe në hartat digjitale.

Sipas artikullit, edhe “Apple” kishte marrë leje për të fotografuar pjesë të Kosovës, por këto pamje ende nuk janë bërë publike.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark