Ndonëse përkatësia politike shpesh ua ndan rrugët, Kombëtarja e Kosovës ka arritur t’i bëjë bashkë të gjithë në një natë historike.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndarë me ndjekësit një moment tejet emocionues direkt nga stadiumi në Sllovaki, ku triumfi i “Dardanëve” ka shkrirë akujt mes krerëve të shtetit dhe politikës.
Në tribunat e Bratisllavës, përkrah njëri-tjetrit janë parë duke festuar ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, kryetari i Mitrovicës Faton Peci, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe reperi Capital T.
“Kosovë ta ha zemrën”, ka shkruar Rama në Facebook, duke shoqëruar videon e festimit ku atmosfera ishte në kulm pas fitores spektakolare 4-3.