Kosova ka kërkuar nga Fondacioni Evropian për Demokraci (EFD) që të përdor një libër pedagogjik të botuar nga organizata në fjalë, që ka për qëllim trajnimin e mësuesve ndaj nxënësve mysliman.
Drejtori I fondacionit, shkencëtari dhe ish-politikani gjerman Alexander Ritzmann ka thënë se doracaku i punuar nga organizata ka hyrë në përdorim në disa shkolla të Berlinit.
Por, siç ka thënë Ritzmann, ky doracak është kërkuar edhe nga shteti i Kosovës.
“Neve tashmë na ka pyetur Kosova për këtë [doracak v.j]”, ka thënë Ritzmann, shkruan sot mediumi gjerman Deutsche Ëelle.
Doracaku është vënë në përdorim për mësuesit e shkollës “Hermann-Sander-Grundschule” në Berlin.
Ky doracak përmban informacione për myslimanë, dhe informacione mbi mënyrat se si të sillen pedagogët me nxënësit e kësaj feje. Doracaku ndihmon në dallimin e radikalizmit tek fëmijët dhe mënyrën e sjelljes në lëndë të ndryshme siç janë ato fetare apo lënda e notit.
Fondacioni Evropian për Demokraci (EFD) ka seli në Berlin dhe Bruksel. /Insajderi.com