Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Petrit Selimi priti sot një delegacion nga Izraeli të përbërë nga Zvi Rav-ner, zëvendësdrejtor i përgjithshëm dhe drejtues i Divizionit për Eurazi dhe Ballkan, ambasadorin Dan Oryan, drejtor në Departamentin për Rajonin e Ballkanit.
Ministri i Jashtëm Selimi dhe zyrtarët izraelitë diskutuan për rritjen e komunikimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit.
Sipas një njoftimi të MPJ-së, Selimi i njoftoi ata për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilim Asociimit me Bashkimin Evropian, si sukses i formalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe BE-së, si dhe për procesin e njohjeve dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare
U diskutua edhe për interaksionin në mes dy vendeve në kontekst të aderimit të shtetit kosovar në organizata ndërkombëtare multilateral, për situatën politike dhe ekonomike në vend, thuhet në njofim.
Zëvendësdrejtori Rav-ner dhe ambasadori Oryan nënvizuan se shteti izraelit mbështet Kosovën dhe kosovarët edhe pse ende nuk e ka njohur vendin, duke shtuar se ka vend për rritje të bashkëpunimit në ekonomi, arsim, bujqësi. Ata u pajtuan me kërkesën për fillimin e procedurave për hapjen e zyrës përfaqësuese të Republikës së Kosovës në Izrael që do të kishte karakter ekonomik./Insajderi,com