Kosova kërkon zyrtarisht nga Franca lirimin e Haradinajt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova kërkon zyrtarisht nga Franca lirimin e Haradinajt

    Insajderi
    06 January 2017 - 13:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Drejtësisë ka nisur një letër zyrtare tek autoritetet franceze, të dytën brenda javës me të cilën kërkohet lirimi i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

    Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, i tha Radios Evropa e Lirë, se “i është drejtuar sërish të premten homologut të saj francez me kërkesën për lirimin e Haradinajt”.

    Ajo tha se po përcillen të gjithë hapat ligjor që do të mundësojnë lirimin e tij.

    Autoritetet franceze ndaluan, të mërkurën, në aeroportin e Bazelit Ramush Haradinajn, mbi bazën e një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar që më 2004 nga autoritetet e Serbisë, me pretendimet për krime lufte të kryera në periudhën e luftës në Kosovë.

    Haradinaj doli përpara një gjykate franceze një ditë pas ndalimit, dhe ajo vendosi që ta mbante në paraburgim, deri sa Serbia ta bëjë kërkesën zyrtare për ekstradimin e tij.

    Zyrtarë të partisë së zotit Haradinaj i thanë Radios Evropa e Lirë se vendimi i Gjykatës e mban atë në “paraburgim dhe gjithashtu mundëson edhe lirimin e tij me kusht” deri në paraqitjen e ‘provave nga autoritetet e Serbisë”.

    Një zëdhënës i AAK-së, Muharrem Nitaj, i tha Radios Evropa e Lirë se “avokatët e zotit Haradinaj pritet që së shpejti të kërkojnë zyrtarisht lirimin me kusht” duke ofruar edhe garancat e shtetit të Kosovës.

    Vendimi i Gjykatës franceze për mbajtjen e zotit Haradinaj në paraburgim i jep një afat, siç thuhet, deri në “40 ditë autoriteteve të Serbisë për të kompletuar dokumentacionin me kërkesën për ekstradimin e Haradinajt”.

    Zyrtarët e partisë së Haradinajt thanë se presin që brenda ditësh Gjykata të vendos për lirimin me kusht të tij, që do të nënkuptonte “qëndrimin brenda shtetit francez deri në zgjidhjen e rastit nga gjykata franceze”.

    Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë e Serbisë tha të premten se “në një afat sa më të shkurtër kohor” do të kërkojë nga Franca ekstradimin e Haradinajt

    “Ministria e Drejtësisë e Republikës së Serbisë do të drejtojë në një afat sa më të shkurtër një kërkesë zyrtare për ekstradimin e Ramush Haradinajt”, tha për Radion Evropa e Lirë shërbimi për media I Ministrisë.

    Ramush Haradinaj qe arrestuar edhe në vitin 2015 në Slloveni në bazë të urdhërarrestit të policisë së Serbisë të vitit 2004 dhe qe mbajtur për disa ditë në arrest në Lubjanë.

    Lexo në Insajderi edhe: 

    Viza e dyshimtë për Izet Beqirin, mikun e Ukë Rugovës, të kërkuar nga Interpoli

    [arve url=”https://www.youtube.com/watch?v=7QlMMZzQKIc&t=2s”/]


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark